Home shqip | Translife Revelation

Zbulimi i matrices se dyfishte e ben njeriun te lire pergjithmone

 

Te dashur lexues,

Libri " Translife Revelation - Shpirtra te Lirë " dhe faqet e web-sitit te tij do te perkthehen nga vullnetare aktive ne nje operacion te paprecedente te shperndarjes ne te gjithe gjuhet e planetit.

Translife Revelation eshte dicka me shume se nje liber, ose te pakten dicka shume ndryshe, eshte kulminacioni, ne planin e dijes, te rruges se clirimit te njeriut, ndjekur nga te ndricuarit e medhenj nga Buda te Osho, permes shamaneve Toltek , Krishnamurti, Gurdjieff, autoret e filmit " Matrix " dhe shume te tjere qe prej shume koheve kerkojne celesin e informacionit. Tashme eshte e pranishme ne fushen e informacionit te unifikuar, qe mund te arrihet ditet e sotme fale degeve te reja dhe te vjetra te zhvillimit shkencor si: epigjenetika, sociobiologjia kuantike, biologjia, fizika dhe neuroshkenca, ( e lidhur me evolucionin jodogmatik dhe spiritualitetin jodualist).

Meqenese informacioni nuk mund te deshifrohet pa informacionin e ketyre shkencave perseri do te qendronim ne nivelin e nje intuite te pakuptueshme siç ka ndodhur ne te kaluaren.

Translife Revelation u konceptua ne 2012 si i vetmi mjet i mundshem per te pershkruar zbulimin e matrices se dyfishte dhe perfshirjet e jashtezakonshme njerezore dhe spirituale. Papritur u be e qarte se kanalet zyrtare te matrices nuk jane hapur kurre.

Zbulimi, i mbeshtetur nga gjetjet shkencore kategorike e bindese, identifikon saktesisht pas mijera vite kerkimesh jeten inorganike (matrica jetuese ) qe asimilon dhe skllavizon njerezit. Matrica jetuese vendos nje program ne tru ( matrica skllavizuese ) e cila e le njeriun te jetoje ne nje realitet mashtrues qe konsiston ne vlera false, parime e qellime te rreme qe i sherbejne qellimit te matrices jetuese.

Matrica jetuese u krijua ne menyre te pandergjegjshme nga vet specia jone dhe zbulimi shpjegon se kur lindi , si ajo vepron, cilat jane qellimet dhe metodat e saj duke e transformuar qenien e lire njerezore ne kohe ne qeliza te skllavizuara. Fale zbulimit, eshte gjithashtu e mundur te ndjekim nga afer strukturen komplekse te programit te integruar ne trurin njerezor ( matrica skllavizuese ) e te behemi te lire nga ajo dhe te perqafojme dashurine dhe Veten Universale.

Zbulimi do ta coje zhvillimin njerezor ne dekadat e ardhshme, nga qeliza te asimiluara humane, ne te zgjuar dhe te lire.

Eshte fillimi i nje ere te re!

Libri, i cili tashme eshte i mundshem ne versionin e-book per anetaret, u botua ne Itali nga " Europa Editoriale New Life Book " ne Mars.

Pas kompletimit te perkthimit dhe dergimit botuesve ne gjuhen amtare, libri gjithashtu do te botohet ne vendet e tjera te botes. Vetem pas publikimit te librit faqet e Web - it do te shfaqen ne gjuhe te ndryshme. Libri ne pjesen e fundit te tij shpjegon metodat e ndryshme per clirimin individual dhe tregon projektet vijuese qe po ndodhin:

- Zhvillimi i projektit " Fshati Boteror Ekologjik i Oazit te Lire ", qe perfshin dyfishimin e oazeve ku do te perdoren teknikat e clirimit te njeriut, te lindura nga zbulimi.

- Zhvillimi i projektit qe ka te beje me krijimin e pikave kryesore te informacionit dhe kontaktit ne terren.

Duke u regjistruar, ju do te merrni nga e-maili te dhenat rreth botimit, ne versionin e-book. Versioni i shtypur eshte per me vone.

Udhetim te mbare ne eren e re dhe Vet Clirimin. 


Linart Papa, kreu i ekipit te perkthimit ne shqip dhe bashkepunetor i " Translife Reveletion ".  

 

Per informacione nga adresa e-mail:

infoalbanian@transliferevelation.org


Ju lutemi plotesoni formularin me poshte duke futur adresen tuaj te e-mailit: